Cila ishte dita e horrorit në vitin që lamë pas?

Po bëheshin gati për ta festuar Ditën e Mësusesit, por 7 marsi i vitit 2019 u bë ditë e kobshme për gjilanasit.

Një kamion transportues me targa 01 tronditi gjilanasit duke shkaktuar aksident të rëndë në rrugën e qendres, ku për pasojë humbi jetën afaristi i njohur, Qerim Çoçaj, dhjetëra të tjerë u lënduan, ndërsa u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale, raporton Mediafokus.info.

Ekspertiza shpejtë e konstatoi që kamionit nuk i kishin funksionuar frenat dhe shoferi, në pamundësi që të frenonte, shkaktoi aksidente të njëpasnjëshme, duke goditur disa vetura.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e pati quajtur ditë horrori tragjedinë e 7 marsit.

Lajmi tjetër emocionues pas kësaj tragjedie ishte se familja Çoçaj ia fali gjakun familjes Avdiaj nga Peja, pas ndërmjetësimit të kryetarit të kësaj komune. ./MediaFokus/