Brenda një jave konfiskohen 28 patentë-shoferë në Gjilan

Policia në Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore, gjatë periudhës kohore 31.01.2025 – 06.02.2025, në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar 1.581 gjoba.

Në kuadër të këtyre planeve është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 28 ngasës, thuhet në njoftim.

Parkimi i paligjshëm në trotuare, jo vetëm që pengon lëvizjen e lirë të këmbësorëve, por edhe i detyron ata të dalin në rrugë, duke i ekspozuar ndaj rrezikut të aksidenteve.

Kjo sjellje është e papranueshme dhe e sanksionueshme sipas ligjeve në fuqi.