Arrestohet ‘inspektori’ i cili kërkoi para nga një biznes në Kamenicë

Një person është arrestuar në Kamenicë, pasi ka kërkuar para nga një biznes, ku është prezantuar si inspektor i nivelit qendror. Rasti është cilësuar ‘prezantim i rremë’, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Fsh. Rrogoqicë, Kamenicë 18&20.01.2021 – 12:00.  Është arrestuari dyshuari mashkull  kosovar pasi që  i njëjti tek një biznes është prezantuar si inspektor i nivelit qendror dhe nga pronarja e biznesit femër shtetase e Shqipërisë ka kërkuar 400 € nën pretekstin për t’i rregulluar dokumentacionin në të kundërtën ai së bashku me kolegët e t’i do t’i shqiptojë gjobë prej 11,000 (njëmbëdhjete mirë) €. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit  i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.