Gjilanasi e bën policin për spital për shkak të një gjobe

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, shkruan Mediafokus.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuari e ka sulmuar policin pas shqiptimit të një gjobe në trafik.

Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor pas sulmit.

“Rr.Zija Shemsiu, Gjilan 22.01.2021, 18:30. Është arrestuari dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti pas shqiptimit të një gjobe në trafik ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor i cili si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim te prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Mediafokus.info/