Brenda një jave konfiskohen 28 patentë-shoferë në Gjilan
Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 16.08.2024 – 22.08.2024, në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Rrethi’’ ka shqiptuar 1.865 gjoba për kundërvajtësit në komunat e rajonit të lindjes.
Në kuadër të këtij plani është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 28 ngasës.
Njëherësh janë shqiptuar 35 gjoba ndaj këmbësorëve në kuadër të projektit ‘’Siguria e këmbësorëve për gjatë vendkalimeve të këmbësorëve dhe parandalimi i aksidenteve në trafik’’, thuhet në njoftim.