Brenda një jave, në Spitalin e Gjilanit kanë lindur 33 fëmijë
Brenda një jave në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit janë kryer 1.671 kontolla mjekësore në Gjinekologji, Emergjencë, Infektivë, Pediatri dhe Dispanserinë e Sëmundjeve të Mushkërive, shkruan Mediafokus.info
Sipas drejtorit klinik, dr Ukshin Ismajli, në periudhën 1-8 gusht 2021, kanë lindur 33 bebe, 23 prej tyre në mënyrë spontane, ndërsa 10 të tjera me operacion. Një javë më parë kanë lindur 38 fëmijë.
Në Emergjencë janë kryer 866 kontrolla, 61 pacientë janë pranuar në spital, 21 janë transferuar, ndërsa 362 janë në observim.
Në Infektivë janë kryer 215 kontrolla, 14 pranime dhe 2 transferime, në Pediatri – 315 kontrolla, 33 pranime dhe 1 transferim dhe 20 observime, ndërsa në Dispanserinë e Sëmundjeve të Mushkërive, sipas Ukshin Ismajlit, janë kryer 87 kontrolla./Mediafokus.info

