Gazet nga lëndët anestetike me efekte të rënda në sistemin riprodhues

Sabedin Sherifi

Vezhgime te ndryshme dhe eksperimente ne kafshe kane percaktuar se edhe ne nivele te uleta gazet qe dalin nga lendet anestetike mund te kene efekte te renda ne sistemin riprodhues si te meshkujve, ashtu edhe te femrave. Ato gjithashtu jane te lidhura edhe me kancerin dhe semundjet e melçise.

Evidenca me e qarte ka treguar nje lidhje me aktivitetin riprodhues, veçanerisht me abortet spontane. Nje studim tek infermieret te cilat ekspozohen rregullisht ndaj lendeve anestetike tregoi nje dyfishim te aborteve ne krahasim me pjesen tjeter te popullsise.

Eteri eshte njohur prej kohesh se ka veti karcinogjene. Por gazet e tjera qe perdoren zakonisht siç jane p.sh. protoksidi i azotit, halotani, pentani, trilueni, etani dhe ciklopropani jane identifikuar si potencialisht te rrezikshem, veçanerisht per anestezistet, infermieret e sallave te operacionit dhe teknikeve te sallave te cilet jane te ekspozuar vazhdimisht me nivele te uleta te ketyre gazeve. Punonjesit shendetesore te cilet jane te ekspozuar ndaj protoksidit te azotit kane treguar kohet e fundit se kane demtime te hershme te palces se kockave – nje rrezik potencial ndaj mamive, infermiereve te stomatologjise dhe stafit te sallave te operacionit.

Efektet potenciale te gazeve qe dalin nga lendet anestetike mbi shendetin

Efektet ne riprodhim

Tek femrat: reduktim te fertilitetit, rritje te incidences se aborteve spontane, ulje te peshes se lindjes se femijes, mortalitet perinatal, evidence qe tregon lidhje me anomali kongjenitale duke perfshire spina bifida, mikrocefaline, hidrocefaline, buzen dhe qiellzen e lepurit, anomali te zemres.

Tek burrat: ulje te numrit te spermatozoideve dhe te levizshmerise se tyre, demtimet e spermes çojne ne aborte ose anomali kongjenitale.

Efektet karcinogjene

Tek stafi spitalor femeror eshte konstatuar nje rritje e incidences se kancereve, e perqendruar midis anestezisteve dhe stafit te sallave operatore, duke perfshire infermieret.

Efektet ne melci

Efekte te medha ne melçi jane vene re rregullisht tek pacientet te cileve u eshte bere anestezi, duke shkaktuar probleme si efekte afat-gjata, por probleme te tilla ka edhe stafi i sallave te operacionit qe ekspozohet ndaj niveleve te uleta te tyre.

Efektet nervore

Dhimbje koke, marrje mendsh, irritabilitet dhe humbje te gjumit.

Mbrojtja

Gazet anestetike mund te dalin ne ambientin e punes ne nje varg menyrash: gjate kohes qe anestezisti e jep gazin; nga rrjedhjet e pajisjeve te demtuara qe perdoren; dhe nga frymemarrja e pacientit, veçanerisht ne periudhen postoperatore.

Ajrosja

Nuk ka ndonje nivel te sigurt te ekspozimit ndaj gazeve qe dalin nga lendet anestetike. Ajrosja e pershtatshme e salles operatore siguron masen parandaluese me te rendesishme, duke perfshire sistemet qe grumbullojne dhe eleminojne keto gaze dhe sistemet e ajrosjes qe rifreskojne vazhdimisht ajrin e sallave. Pajisjet anestetike duhet te kontrollohen rregullisht per ndonje rrjedhje dhe anestezia me sistem te mbyllur duhet te perdoret sa here qe te jete e mundur.

Monitorimi

Duhet te behen matje te rregullta te perqendrimit te gazeve ne atmosferen e sallave operatore. Rezultatet duhet t’u behen te ditura stafit.

Mirembajtja e pajisjeve

Per aparaturat e anestezise, kontroll i valvulave, ngjitjeve dhe ambienteve ku ruhen gazet, si edhe i pajisjeve eleminuese dhe ajrosese.

Procedurat e infermierise

Menjanoni afrimin e tepert prane fytyres se pacientit menjehere pas operacionit. Gazet anestetike jane zbuluar tek frymemarrja e pacienteve deri dhjete dite pas operacionit.

Shtatzania

Nese jeni shtatzene, menjanoni punen neper salla – kerkoni transferim ne nje zone pa ekspozim (ndaj gazeve anestetike), por pa ulje te pages ose te pozites. N.q.s kjo nuk eshte e mundur, insistoni qe te perdoret makineria per eleminimin e gazeve.

Medikamentet Çdo liber xhepi farmakologjie iu kushton nje seksion te gjere (disa here edhe teper te madh) efekteve anesore te medikamenteve; ende tregohet pak vemendje ndaj efekteve te mundshme te tyre ndaj atyre qe punojne me to. I vetmi perjashtim jane medikamentet citotoksike, te cilat tani dihen qe paraqesin nje rrezik te vecante per stafin. Keto do te shqyrtohen me detaje me poshte. Rreziku i mundshem i medikamenteve te tjera eshte injoruar pothuajse gjithmone. Kjo eshte e pabesueshme, sepse infermieret shpenzojne nje pjese te mire te kohes duke i mbajtur keto medikamente dhe jane te ekspozuara ndaj tyre ne nje sere menyrash.

1. Kontakti direkt: aplikimi i kremrave dhe pomadave pa doreza; sperkatja me solucione ne lekure ose sy.

2. Thithja (inhalacioni): duke perziere medikamentin ne forme pudre ose duke numeruar tabletat; medikamentet qe administrohen si sprai aerozolesh; medikamentet te cilat formojne sprai aerozolesh kur perzihen ose nen presion (shtypje) pozitiv.

3. Gelltitja: me paramendim – perpjekjet per vet-mjekim; ose aksidentalisht – direkt ose indirekt nepermjet duarve ose sperkatjes ne goje.

Efekti me i zakonshem gjate punes me medikamente jane reaksionet e lekures, qe mund te perfshijne dermatitin e kontaktit, dermatitin nga fotokontakti ose dermatitin sensibililzues. Nje person i sensibilizuar, si pasoje e ekspozimit ndaj nje substance te caktuar, mundet gjithashtu te preket edhe nga substanca te tjera.

Antibiotiket jane problemi kryesor, veçanerisht penicillina, neomicina dhe streptomicina. Eshte vleresuar qe 1- 5% e infermiereve qe punojne me antibiotike, sensibilizohen (behen te ndjeshme) prej tyre (5). Antihistaminiket siç eshte prometazina, fenotiazinat siç eshte klorpromazina, si edhe bronkodilatatori aminofiline mund te shkaktojne gjithashtu probleme te lekures.

N.q.s beheni te ndjeshem (sensibel) ndaj nje medikamenti te caktuar gjate ekspozimit ne pune, ekziston rreziku per nje reaksion teper te rende, nese ju trajtoheni me vone vete me kete medikament, siç eshte anafilaksia. Shpesh eshte shume e veshtire te identifikosh agjentin sensibilizues. Reaksionet (per shkak te sensibilizimit) perfshijne acarimin e gjendjes respiratore siç eshte p.sh. astma. Astma gjithashtu mund te jete pasoje direkte e sensibilizimit nga nje medikament. Antibiotike te ndryshem njihen si teratogjene. Ketu perfshihet aktinomicina-D, mitomicina-C dhe streptomicina.

Mbrojtja

Kerkoni informacion rreth medikamenteve qe perdorni ne pune. Prodhuesi eshte i detyruar me ligj te jape informacionin per efektet anesore te njohura, si per ate qe punon ashtu edhe per pacientet.

1. Lajini dhe thajini mire duart pasi i prekni medikamentet me dore. Prerjet dhe gervishjet e lekures mbulojini me veshje kunder ujit.

2. Asnjehere mos aplikoni preparate me veprim lokal me duar te çveshura. Vishni doreza ose perdorni spatula. Mos i kapni me dore tabletat.

3. Perdorni veshje te plota mbrojtese kur punonni me medikamente citotoksike ose medikamente te tjere kur eshte e nevojshme.

4. Mos hidhni solucione me shiringe ne atmosfere. Nxirreni ajrin e tepert nga shiringa ne nje flakon te zbrazur..

5. Shpelajini menjehere me uje te ftohte sperklat dhe te derdhurat.

Medikamentet citotoksike

Perveç efekteve toksike lokale te njohura nga kontakti me medikamentet citotoksike dhe perveç dyshimit per efektet sistemike afat-gjata, politikat e sigurise ne punen me keto medikamente, pergatitjen dhe administrimin e ketyre substancave teper toksike duket se jane te shpeshta dhe te rastesishme dhe me nje ndyshueshmeri te madhe.

Evidenca lidhur me efektet sistemike qe japin medikamentet citotoksike mbi punonjesit eshte jo e qarte dhe kundershtuese, duke ndryshuar ne menyre te konsiderueshme nga nje medikament tek tjetri. Megjithate efektet lokale jane te dokumentuara mire. Reaksionet e raportuara perfshijne inflamacionin e membranave mukoze, pigmentimin e lekures dhe ulcerimin e kornese kur medikamenti bie ne sy.

Me shtimin e listes se medikamenteve citotoksike ne perdorim, duket teper prekes fakti te punosh me supozimin se te gjitha jane potencialisht te rrezikshme sistematikisht per ata qe punojne me to, si dhe punosh pa marre masa sigurie ne lidhje me to. Perveç kesaj, shume spitale nuk kane politike ose procedure sistematike qe te merret me medikamentet citotoksike dhe niveli i injorances per rrezikun e tanishem eshte tmerresisht i larte.

Rruget e kontaminimit

1. Inhalacioni (thithja): nje aerosol ose avull toksik, zakonisht i ardhur prej shiringes ose flakonit me tape gome ne rastet kur derdhet solucioni, eshte ndoshta rreziku me i madh per ata qe punojne. Rreziku i saj shpesh harrohet, sepse ai (aerosoli etj) nuk shihet me sy.

2. Tretja: megjithese eshte e mundshme, kjo metode e kontaminimit nuk eshte e zakonshme.

3. Kontakti me lekuren: ky mund te kete nje efekt irritues. Disa medikamente edhe mund te thithen sistematikisht nepermjet lekures.

Masat e sigurise

Çdo anetar i ekipit menaxhues duhet te kete pergjegjesi te plote per pergatitjen dhe zbatimin e udhezuesve per perdorimin e sigurt te medikamenteve citotoksike. Kjo duhet te perfshije percaktimin e grupeve te veçanta te stafit per pergatitjen dhe administrimin e medikamenteve, duke u siguruar gjithashtu qe ata jane te trainuar mire; sigurimin e informacionit te plote mbi rrezikun potencial te medikamenteve ne perdorim; caktimin e procedurave mbi rastet kur derdhet medikamenti, perdorimin e veshjeve mbrojtese dhe shkaterrimin e mbetjeve te produkteve citotoksike.

Pajisjet Rreziku kryesor i krijimit te aerosoleve toksike kur perzihen medikamentet citotoksike, vjen nga krijimi i presionit pozitiv ne flakon kur shtohet lenda tretese. Kur ajri brenda ne flakon ngjishet ne limitet e tij, ai del jashte rreth gjilperes, duke marre me vete pjese nga solucioni citotoksik ne formen e nje fjolle te holle.

Nje arsye eshte qe medikamentet te pergatiten ne nje kabinet me rryme ajri – nje kabine pjeserisht e mbyllur ne te cilen vendi i punes ka nje rryme ajri thithese, duke minimizuar keshtu efektin nepermjet largimit te pjesezave qe mund te krijohen brenda kabinetit. Keto duhet te instalohen tek farmacia e spitalit dhe te gjitha medikamentet citotoksike me mire te pergatiten ne menyre te centralizuar nen kushte teper strikte, sesa te ekspozohet stafi i pavionit ndaj rrezikut te panevojshem. Nje zgjidhje tjeter eshte çanta e sigurise. Kjo ka nje kanjule e cila eshte e vendosur tek falkoni me gjithe gjilperen qe perdoret per te futur tretesin. Ndersa shtohet tretesi, ajri i tepert del ne çante e cila me vone eleminohet ne menyre te rregullt (shiko me poshte) me flakonin bosh ende te ngjitur.

Veshjet mbrojtese

Perdorimi i kabinetit me rryme ajri eshte menyra me e sigurt, por kur keto nuk kane me vlere, duhet te perdoren veshjet mbrojtese, kur perdoren medikamentet citotoksike, per te mbrojtur lekuren dhe syte: syzet mbrojtese, dorezat (preferohen prej PVC) dhe perpareset e gjata. Maska nuk ofron ndonje mbrojtje ndaj aerosoleve, tymrave ose pluhurit me origjine toksike, i cili ka pjeseza aq te vogla sa ta penetroje materialin e maskes. Gjithmone lajini duart menjehere pasi mbaroni pune me medikamentin.

Pergatitja dhe eleminimi

Anje pergatitje medikamentesh nuk duhet te kryhet ne pavion. N.q.s kjo nuk eshte e mundur te behet ne farmaci dhe n.q.s medikamentet duhet te perzihen rregullisht, duhet te sigurohet nje kabinet i sigurt brenda nje zone te percaktuar qarte dhe te ruajtur posaçerisht per kete qellim. Ajo duhet te ajroset mjaftueshem dhe te kete ajer te kondicionuar. Puna pergatitore duhet te kryhet mbi nje material thithes dhe me nje perdorim, i cili duhet te eleminohet si nje mbeturine me rrezik te larte ne kremator.

Sasia e tepert e solucionit ose mund te mblidhet ne nje ene te vecante per eleminim te sigurt me vone, ose te derdhet ne lavaman dhe te shpelahet me sasi te medha uji. Ampulat, shiringat dhe gjilperat e perdorura duhet te mblidhen ne kazane ose kuti per mbledhjen e mjeteve te mprehta, te vulosen, te etiketohen qarte dhe te dergohen per djegie ne kremator.

Aksidentet

Derdhjet: perdorni veshje mbrojtese, duke perfshire nje maske n.q.s eshte derdhur pluhur. Vendoseni materialin e derdhur ne nje qese polietileni, dhe pastrojeni pjesen e mbetur te tij me nje lecke te lagur, te cilen duhet ta perdorni vetem nje here, dhe futeni edhe kete te fundit ne qese. Vuloseni qesen, futeni ate ne nje qese te dyte te etiketuar qarte dhe dergojeni per djegie ne kremator. Lajeni siperfaqen e ndotur me sasi te medha uji. N.q.s lekura ose syte tuaj bien ne kontakt me medikamentin, shpelajini ato me sasi te bollshme uji dhe raportojeni aksidentin sa me shpejt qe te jete e mundur.

Monitorimi i stafit shendetesor

N.q.s stafi do te punoje rregullisht me medikamente citotoksike, duhet te merret nje moster gjaku dhe te ruhet qe ne fillim te punesimit si reference ndaj kontrolleve te mepasshme.

Infermieret shtatzena duhet te menjanojne ekspozimin ndaj medikamenteve citotoksike gjate gjithe shtatzanise se tyre – edhe me perpara nese shtatzania eshte e planifikuar. Ekspozimi gjate javeve te para te shtatzanise mund te jete me i demshmi.

Stafi i ekspozuar ndaj medikamenteve citotoksike nuk duhet te ekspozohet ndaj rrezatimit. Ka disa evidenca qe tregojne nje efekt te nderthurur midis citotoksikeve te caktuar dhe rrezatimit tek pacientet e trajtuar me te dy menyrat, megjithate eshte e veshtire te vleresohet rendesia e ekspozimit gjate punes.

(Autori është DNP – mësimdhënës i Infermierisë Klinike dhe Specialist i Kujdesit Intensiv dhe emergjencës)