Investimi në lagjen Iliria e bënë model këtë pjesë të qytetit

Investimet e Komunës së Gjilanit janë të vazhdueshme dhe përfshijnë infrastrukturën dhe modernizimin e saj në funksion të shfrytëzimit sa më të mirë të saj nga banorët që jetojnë aty pranë.

Komuna e Gjilanit në lagjen Iliria ka investuar në rregullimin e parkut, parkingjeve dhe hapësirës rekreative për fëmijë, që ka ndryshuar pamjen e lagjes, ka krijuar qasje funksionale për banorët, hapësirë më të mirë për sektorin e biznesit dhe njëkohësisht është eliminuar degradimi i saj.

Ky projekt që është rregulluar në një hapësirë prej 3060 metra katrorë, me 50 vende për parking të veturave për banoret dhe bizneset, me këndin e lojërave për fëmijë, në sipërfaqe prej 150 metra katrorë, ndriçimin publik dhe gjelbrimin, lehtësojnë jetën e banorëve të kësaj lagjeje.

Ky projekt ka kushtuar 84,443.63 euro dhe tashmë është vendosur një standard model i organizimit në këtë lagje, duke eliminuar kështu anarkinë e cila mbizotronte më parë.

Për ndryshe, bazuar në planifikimin e Komunës së Gjilanit, me standard të tillë për kushte më të mira për banorët, do të punohet vazhdimisht, në mënyrë që shërbimi ndaj qytetarëve të jetë gjithmonë më i lartë dhe vlera e pronës private gjithnjë e më shumë të ngritet.