Ja prej nga janë 5 viktimat e sotme të virusit Delta

Autoritetet shëndetësore të Kosovës raportuan për 5 të vdekur nga varianti Delta i virusit COVID-19, brenda 24 orëve të fundit.

Pesë vitkimat e fundit janë tre femra dhe dy burra nga qytetet Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Gjilan e Viti.

Dy prej tyre janë të moshës mbi 80-vjeçare, ndërsa të tjerët ndërmjet moshës 40-70 vjeç.

Ky është numri më i madh i vdekjeve brenda dy javëve të fundit, pas një periudhe relativisht të qetë me pandeminë./Mediafokus.info