Një mosmarreveshje në komunikacion eskalon në sulm

Një person në Livoç të Epërm, komuna e Gjilanit është arrestuar për sulm, pasi i ka shkaktuar lëndime njërit nga viktimat, kurse tjetrit i ka dëmtuar veturën me shkop druri.

Shkas për këtë ishte një mosmarrëveshje në komunikacion.

Fsh. Livoq i Epërm, Gjilan 11.03.2022 – 17:03. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje në komunikacion ka sulmuar dhe i ka shkaktuar lëndime njërit nga dy viktima meshkuj kosovarë dhe viktimës tjetër ia ka dëmtuar veturën me një shkop druri. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftim. (foto arkiv).