Breshëri automatiku mbi Ardian Çollakun, dërgohet me helikopter në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku dy persona janë qëlluar me armë zjarri, Lulzim Bitri, 35 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend dhe Ardian Çollaku, rreth 50-vjeç, i cili pësoi vdekje klinike, por burime për A2 tregojnë që ai është nisur me helikopter drejt Tiranës.

Çollaku është një person me precedentë penal dhe emër i njohur për drejtësinë shqiptare dhe ndërkombëtare. Ai është skeduar nga policia si trafikant i lëndëve narkotike.

Dyshohet se ekzekutorët kanë qenë duke i pritur viktimat, të cilët janë qëlluar sapo kanë zbritur nga automjeti. Sipas dëshmitarëve është dëgjuar vetëm një e shtënë dhe pastaj breshëri automatiku.

Janë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë në zonë si edh janë ngritur pika të shumta postblloqesh policie, duke kryer të gjithë kontrollin e nevojshëm.

Sipas informacioneve, një makinë është gjetur e djegur në fshatin Bradashesh, e cila dyshohet se u përket autorëve të kësaj ngjarjeje.