Britania brenda javës pritet ta testojë vaksinën kundër Covid-19

Një grup i shkencëtarëve në Britani të Madhe po punojnë për zbulimin e një vaksine kundër virusit corona, transmeton Mediafokus.info.

Sipas BBC, ata shpresojnë të fillojnë provat klinike deri në fund të javës tjetër së ardhshme.

Profesoresha e Universitetit e Oksfordit, Sarah Gilbert, tha se askush nuk është imunizuar deri më tani, por ekipit të saj iu dha leja, të fillonin rekrutimin e vullnetarëve.

“Ne jemi duke pritur të bëhen testet përfundimtare të sigurisë dhe të jepen miratimet përfundimtare”, i tha ajo BBC-së, transmeton Mediafokus.info.

Deri tani, Britania e Madhe ka 115,314 të infektuar me covid-19, ndëra 15,498 kanë vdekur./Mediafokus.info/