Britma| “Nuk vi me ça dërrasa”, “Ti e ke tradhtu VV-në”- Çka po ndodh te Komisioni i rezervave?
Me replika të ashpra në mes të deputetit të Vetëvendosjes, Driton Hysenit të dhe deputetes së LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka kaluar mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin me rezervat shtetërore.
Hyseni për t’i ikur temës, i kërkon llogari Kica Xhelilit pse ka kaluar në LDK, kurse Xhelili i tha se ‘pa Vjosa Osmanin dhe Guxo, VV nuk do ta merrte kurrë rezultatin që e mori më 14 shkurt’.
Ishte deputeti Driton Hyseni ai që kur mori fjalën, pati disa kritika për anëtarët e Komisionit dhe kryetarin Rashit Qalaj.
Tutje, debati u shndërrua në debat personal, kur deputeti i Vetëvendosjes ia përmendi me gjuhë skandaloze deputetes Kica Xhelili, kalimin e saj në LDK.
Më poshtë ndiqeni përplasjen:

