Bufi: 20 kg i kisha humbë, nëse do t’i kisha bart letrat e VV-LDK

Pas letrave të njëpasnjëshme të LDK’së e LVV’së, drejtuar njëra tjetrës me propozime e refuzime, artistët kanë nisur të tallen paksa.

Aktori i njohur me prejardhje nga Gjilani, Fatmir Spahiu – Bufi, teksa ka ironizuar me këto parti, ka thënë se do t’i humbte 20 kilogramë, nëse do t’i bartte letrat e LDK’së e LVV’së.

“VV-LDK, me mi pas dhan qeto letrat me i bajt i kisha hup nja 20kg!”, ka shkruar Bufi, në profilin e tij në Facebook, transmeton Mediafokus.info, teksa statusi i tij ka marrë më shumë se dy mijë pëlqime.

Me këtë rast, aktori Spahiu, që njihet si njeri pa komplekse, duket se është tallur pak edhe me kilogramët e tepërt të tij./MediaFokus/