Bujanoc: Injorohen 7 kandidatë shqiptarë, pranohet një mjeke serbe
Krahas mbishkrimit në shqip e serbisht, Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc iu shtua edhe një mbiemër i ri.
Përmes një pankarte që e vendosën aktivistët shqiptarë, ajo u bë “shtëpi e diskriminimit”.
Kjo si protestë për vendimin që një serbe nga Vranja të merret në punë si mjeke, në konkursin e këtij spitali ndërsa shtatë kandidatë shqiptarë u injoruan.
Aplikantët që pretendojnë se u dalluan etnikisht, po i frikësohen kësaj mendësie. Ajo që ndodhi me konkursin shqetësoi edhe pacientët.
Nevojën për punësim të stafit, nga radhët e komunitetit shqiptar, e theksoi edhe një punonjës shëndetësor.
Me diskriminime të tilla shqiptarët thonë se përballen në krejt institucionet publike gjithandej Luginës së Preshevës.

