Kush po premton fluturim falas në aeroportin e Kukësit (Video)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një video të punimeve që po bëhen në aeroportin e Kukësit.

Sipas Ramës, në këtë kantier po punohet intensivisht dhe vitin e ardhshëm do të ulet avioni “Migjeni”.

“Vitin e ardhshëm do të ulim Migjenin, me një fluturim falas për të gjithë ata që më kanë sharë nga Londra”, shkruan Rama në faqen e tij në Facebook.

Mesazhi i Rames 

MIREMËNGJES, me këtë video të dedikuar për të gjithë ata që më kanë përqeshur për Aeroportin e Kukësit, ku po punohet intensivisht dhe vitin e ardhshëm do të ulim Migjenin, me një fluturim falas për të gjithë ata që më kanë sharë nga Londra.

blob:https://www.facebook.com/1e26249b-bfbc-409f-9fc1-dfa8573f4841