Bujar Nevzati: Sot është një ditë e bukur për t’ju uruar të gjithëve
Sot është një ditë e bukur për t’ua uruar të gjithë qytetarëve 12-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ka shkruar në profilin e tij asambleisiti i Gjilanit, Bujar Nevzati, ish-ushtar i UÇK-së.
Të mendosh gjithë atë përpjekje për liri, për fitoren e luftës dhe pastaj për të fituar paqen, ajo që është arritur në Kosovë është e mrekulli.
Unë e di që ne të gjithë jemi kritikë, të gjithë jemi cinikë, të gjithë jemi skeptikë, gjithmonë mundohemi të gjejmë diçka që nuk shkon, por le t’i shikojmë edhe të arriturat.
Kush ka menduar dhe besuar se një ditë kaq të shpejtë, Kosova do të jetë e lirë?
Prandaj ju kisha lutur që të kemi kujdes nga fjalët e rënda, që po i përdorim vend e pa vend.
Unë besoj që kjo është një ditë për të reflektuar se sa kemi arritur, pa i harruar edhe ato që kemi mundur t`i bëjmë e nuk i kemi bërë.
Kosova e ka të ardhmen e sigurt, ditët e mira janë përpara nesh, prandaj duhet të gjithë të punojmë për vendin tonë. Gëzuar! – ka shkruar Nevzati në profilin e tij./Mediafokus

