Ende nuk dihet pse 39-vjeçari nga Kamenica e dogji veten

Ende nuk dihen arsyet pse 39-vjeçari, Agim Hashani nga Muçiverca e Kamenicës, e dogji veten. Familjarët e tij ende i dinë arsyet e këtij vendimi të tmerrshëm.

Atij i është bërë autopsia dhe ekzaminimi pritet të ndihmojë në zbardhejn e arsyeve të këtij akti ndaj vetvetes që kreu 39-vjeçari.

Ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve nga djegia, ndonëse familjarët kishin intervenuar menjëherë për ta shpëtuar nga flakët.

Sipas deklaratave të familjarëve, thuhet se viktima nuk kishte ndonjë problem mental./mediafokus.info