Bulliqi, kandidat i VV’së, a po i rrezikohet Podujeva LDK’së?

Shpejtim Bulliqi (LVV) dhe Nexhmi Rudari (LDK), do t’i masin forcat në garën për kryetar të Podujevës.

Bulliqi i LVV’së, në të kaluaren ishte pjesë e LDK’së, madje edhe deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Njoftimin e ka bërë publik Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë, para pak minutash.

“Shpejtim Bulliqi është kandidat i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për kryetar të Komunës së Besianës. Me 95.76% antarësia e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, sot ka votuar pro kandidaturës së profesorit Shpejtim Bulliqi”, thuhet në njoftimin e VV’së së Podujevës, tranmeton MediaFokus.info.

LDK në Podujevë ka fituar të gjitha zgjedhjet prej e pasluftës e këtej, por se a do t’ia rrezikojë triumfin në zgjedhjet e jashtëzakonshme Lëvizja Vetëvendosje, mbetet të shihet.

/MediaFokus/