Burg i përjetshëm për kosovarin që vrau gruan shkaku i sms-ve të dyshimtë

Një kosovar, i cili e kishte vrarë gruan e tij, u dënua me burg të përjetshëm. Ai e kshte pranuar vrasjen para gjyqit, duke treguar edhe shkakun që, sipas tij, ishte dyshimi se gruaja e tij kishte pasur një aferë me një burrë tjetër.

Për këtë vepër, Gjykata e Landit e Regensburg-ut e ka shpall fajtor 56-vjeçarin dhe e ka dënuar me burgim të përjetshëm, raportonbr.de.

Sipas gjykatës së porotëve, i pandehuri ka vrarë nga motive të ulëta gruan e tij në tetor të vitit 2020 në apartamentin e përbashkët në Regensburg duke i shkaktuar më shumë se dhjetë plagë me thikë, transmeton albinfo.ch.

Në telefonin e gruas kishte pasur telefonata (të dështuara) nga një numër që ai nuk e njihte dhe kishte dyshuar se gruaja e tij po e tradhtonte. Në të vërtetë, siç është konstatuar më vonë, numri i përkiste vëllait të viktimës.

Sipas mendimit të gjykatës, megjithatë, motivi i vrasjes, ishte në realitet i ndryshëm: sipas kryetarit të trupit gjykues, ai nuk mund ta duronte që familja e tij ishte emancipuar prej tij dhe se gruaja e tij nuk ia kishte më frikën.