Të vaksinuarit kanë 80 herë më pak rrezik infektimi se sa të pavaksinuarit

Njerëzit që janë vaksinuar plotësisht kanë një rrezik 80 herë më të ulët për t’u infektuar me Covid. 

Sipas të dhënave të mbledhura nga “Unisanté Lausanne” me autorizimin e mjekut të Kantonit të Vaudit 1,030 raste të reja të koronës janë regjistruar në këtë kanton në dy javët e fundit të korrikut, transmeton albinfo.ch. Vetëm 9 nga ata që rezultuan pozitivë ishin të vaksinuar plotësisht (me të dy dozat e vaksinës).

Kjo do të thotë që incidenca 14-ditore në këtë periudhë në mesin e të vaksinuarve është 2.6 raste për 100,000 banorë. Ndërsa tek ata që nuk janë vaksinuar, ajo është 216 në 100 mijë banorë ose rreth 80 herë më e lartë.

Sipas RTS (televizionit zviceran), të dhëna të tilla nuk janë të disponueshme në shkallë vendi sepse BAG nuk i grumbullon ato.