Burim Elezi: Do ta bëjmë këtë vend që ju të krenoheni kur thuani – jam nga Gjilani

Gjilanas të dashur,

Unë jam Burim Elezi, një rugovist i cili gjithmonë ka besu në idealet për shtetndërtim dhe zhvillim.

Si njeri që ka ndërtu karrierë profesionale me punë dhe ndershmëri, dhe që politikën, para se me pasë profesion, e ka pasë pasion.

Me angazhimin tim ndër vite, prej Forumit t’Rinisë, jam mundu gjithmonë me qenë zani i atyre që s’kanë mujt me folë dhe forca e atyre që
kishin frikë me e ngrit zanin.

Sot po kërkoj ta zmadhoj aktivitetin tim politik, duke qenë përfaqësuesi juaj i denjë në Kuvendin e Gjilanit.

Javët e fundit, më keni nderu shumë me pritjen e ngrohtë e me përkrahjen motivuese që më keni dhanë dhe e kam ndie gjithandej.

Po hyjë ballëhapur në këtë garë, sepse e di që ju kam mbrapa.

Zotohem se nuk do t’ju zhgënjejë asnjëherë në Kuvendin e Komunës, aty ku merren vendime për të ardhmen tuaj.

Mbi të gjitha, do të kontribojë me krejt kapacitetin tim për ta bërë Gjilanin vend ku jetohet me dinjitet.

Do ta bëjmë këtë vend që ju të krenoheni kur thuani – jam nga Gjilani.

Më 12 tetor, duke votu për mu dhe LDK-në, ju keni votu njërin prej jush, keni votu për veten tuaj, për fëmijtë tuaj.

Burimi e mban fjalën e dhanë.

Koha me e ndreq Gjilanin është tash.

Ju faleminderit shumë!

#BurimElezi35✅#ArberIsmajli113✅#BashkëPërFitore👓#GjilaniPërtej #LDK113