Robert Berisha kësaj vajze i vendosi kurorë

Robert Berisha është këngëtari e tani moderatori më i përfolur nga publiku shqiptar. Si gjithmonë, vëmendje të madhe mediatike merr jeta private, ku pas ndarjes nga Nora ai është nën vëzhgim nga gazetarët, shkruan Kosovarja.

Ai ende deklarohet beqar, teksa nuk e lë anash kujdesin për vajzën e tij, Reneen, më të cilën kalon shumë kohë së bashku, përkundër obligimeve që ka me profesionet e tij.

Ai shpesh herë e ka quajtur atë edhe princeshë, ku kësaj radhe paska vendosur ta zbukurojë edhe me shumë duke ia vendosur kurorën në kokë.