Burri arrestohet për ngacmim të ish-bashkëshortes
Një person në Pejë është arrestuar për kanosje dhe ngacmim të ish-bashkëshortes së tij, njofton policia e Kosovës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Pejë 13.02.2022 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në vazhdimësi kishte kanosur ish bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare me të cilën ishte i ndarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. (foto arkiv)


 
 
						 
						