Burri gjendet i vdekur në shtëpi

Një person është gjetur pa shenja jete. Rasti po hetohet nga policia si vdekje e dyshuar.

Rr. Mehmed Akif Ersoj, Prizren 15.10.2021-21:53. Viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij, ka ndërruar jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)