Burri gjendet i vdekur në shtëpinë e tij
Një person në Prizren është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Rasti po hetohet nga policia.
Njoftimi i policisë:
Prizren NN – NN. Me 21.05.2022 viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij nga dëshmitari mashkull kosovar. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

