Burri iu arrestua ditë më parë, Arta Bajrami postoi mbrëmë foto me të
Para disa ditësh, Xhemajl Sekiraqa i njohur si bashkëshorti i këngëtares, Arta Bajrami, është arrestuar nga Policia pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.
Arta, e cila refuzonte të fliste për arrestimin e tij, mbrëmë vonë ka postuar një fotografi me burrin e saj, që s’dihet kur është shkrepur, edhe pse ajo e ka vendosur në mbishkrim datën e djeshme.
Gazeta Sinjali ka raportuar para disa ditësh për arrestimin e Xhemail Sekiraqës, i cili u kap në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë, pasi po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për një vjedhje të rëndë në shtetin e Kuvajtit.
Sekiraqa është dënuar me dhjetë vite burgim, por që po shijonte lirinë nga arratia. I njohur edhe si Xhimi, ai edhe më parë ka pasur telashe me ligjin, me ç’rast është arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale.
Ndryshe rastin e fundit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Në këtë drejtim veprimet operative të ndërmarra në funksion të angazhimit policor, dje kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit, të dënuar me dhjetë vite burgim, dhe i Arrestohet i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar.
Operacioni u krye në orët e pasdites së djeshme, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, me ç’ rast u arrestua dhe u procedua më tej në përputhje me urdhër arrestin ndërkombëtar;
-Xh. S, mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhej në njoftimin e Policisë.

