Burri në Gjilan ia merr veturën ish-bashkëshortes
Një person në Gjilan është arrestuar për ‘vetëgjyqësi’ pasi ia ka marrë ish-bashkëshortes veturën që ia kishte bërë dhuratë.
Gjilan 11.08.2021 – 00:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (ish bashkëshorti i saj) i ka marr veturën të cilën kohë më parë i kishte dhanë dhuratë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.

