Dhunohet një e mitur në Gjilan

Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimet për dhunimin dhe kanosjen e një të miture, njofton Policia e Kosovës, shkruan Mediafokus.info.

Sipas policisë, viktima ka deklaruar se i dyshuari e ka kanosur përmes rrjeteve sociale se nëse nuk e vazhdon lidhjen me të, ai do t’i informojë familjarët e saj se ka pasur marrëdhënie seksuale me të.

Viktima është dërguar për ekzaminin gjinekologjik, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Dhunim/ Gjilan, Maj 2021 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur viktimën femër të mitur kosovare. Viktima ka deklaruar se i dyshuari e kishte kanosur se nëse nuk vazhdon lidhjen me të, ai do t’i informoj familjarët e saj se ai ka pasur marrëdhënie seksuale me të. Me urdhër të prokurorit kujdestar, viktima është dërguar për ekzaminim gjinekologjik, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.