Burri që vrau gruan e tij me thikë, sot u gjet i vdekur në fushën e plehrave

Një ditë pas krimit makabër në Fier, ku burri vrau me thikë gruan e tij shtatzënë, sot është gjetur i pajetë trupi i 29-vjeçarit, Demokrat Medinaj.

Mbërmjen e djeshme, ai e qëlloi 31 herë me thikë gruan e tij, Irvana Medinaj dhe u largua nga shtëpia.

“Sot rreth orës 10:20, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, është gjetur pa shënja jete shtetasi D. M., 29-vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, i cili ishte në kërkim nga Policia pasi pasditën e djeshme ka vrarë me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune”, thotë policia.

Ndërkohë trupi i 29-vjecarit u transportua në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar, raportojnë mediat shqiptare.

Sipas dëshmitarëve, ata ishin familje e mirë, e rregullt, por nuk dihet se çfarë ndodhi atë natë.

Bazuar në dëshmitë e të afërmve, çifti nuk ka pasur probleme me njëri-tjetrin. Ditën e djeshme, ata kanë qenë duke biseduar me njëri-tjetrin, ndërsa në një moment biseda ka agravuar në tone të ashpra, çka ka çuar më pas në goditjen fatale. Burri ka marrë thikën e kuzhinës dhe e ka qëlluar 28-vjeçaren, e cila ka humbur më pas edhe jetën.