Burri raporton zhdukjen e gruas së tij
Një burrë ka raportuar në polici zhdukjen e gruas së tij, më 2 nëntor të këtij viti, rreth orës 12:00. Sipas policisë, burri ka tentuar ta kontaktojë viktimën dhe shoqërinë e saj, por që nuk ka pasur qasje.
“Prizren 02.11.2021 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se më datën e lartcekur nga shtëpia është larguar bashkëshortja e tij femër kosovare dhe deri me tani nuk kanë ndonjë informatë se ku gjendet. Sipas ankuesit, ka tentuar që ta kontaktoj viktimën si dhe shoqërinë e saj por nuk kanë pasur qasje. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

