Një i arrestuar për sulm dhe kanosje ndaj personit zyrtar

Një person në Pejë është arrestuar për sulm/kanosje ndaj personit zyrtar, pasi që ka sulmuar mjekun si dhe ka kanosur zyrtarët policorë.

SULM/KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR: Pejë, 06.10.2020-20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti nën ndikim te alkoolit ne Spitalin e Pejës ka sulmuar doktorin-viktimën mashkull kosovar dhe  ka kanosur dy zyrtaret policor. Me vendim te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.