Një femër arrestohet për pasaportë false

Një shtetase e Shqipërisë është arrestuar nga policia e Kosovës në aeroportin e Prishtinës, pasi ka prezantuar një pasaportë false.

FALSIFIKIM I DOKUMENTIT: Aeroporti i Prishtinës, 06.10.2020-19:30. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë pasi qe e njëjta në shkuarje në kontroll te dokumenteve ka prezantuar pasaportën e huaj qe dyshohet te jetë e falsifikuar. Me vendim te prokurorit e dyshuara është dërguar ne mbajtje, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.