Në Gjilan arrestohen dy të dyshuar për organizim të skemave piramidale

Në Gjilan janë arrestuar dy të dyshuar për organizim të skemave piramidale, njofton policia e Kosovës, në raportin 24-orësh.

‘Policia e Kosovës përmes rrugëve operative ka pranuar informata se në Gjilan, në tri lokacione të ndara është duke u bërë organizimi i lojërave të fatit. Lidhur me këto informata është njoftuar Prokuroria e Shtetit me autorizimin e së cilës është realizuar njëkohësisht bastisje në të tri lokacionet e dyshuara. Gjatë bastisjes në tri lokale janë gjetur prova të pakontestueshme se brenda këtyre lokaleve janë organizuar veprimtari të kundërligjshme-lojëra të fatit. Gjatë bastisjes në cilësi të provave janë konfiskuar dy aparate të lojërave, shtëpiza kompjuterike, TV-plazma, shtypës të tiketave etj. Në lidhje me këtë në cilësinë e të dyshuarve janë arrestuar dy persona M.K.SH, dhe gjatë intervistës me ta është vërtetuar se janë pronar të lokaleve përkatëse. Me vendim të Prokurorit dy të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë’, thuhet në raport.