Burri rrah bashkëshorten dhe vajzën

Një person në Rahovec është arrestuar për ‘dhunë familjare’ pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij, njofton policia e Kosovës.  

Rahovec, 14.05.2021-22:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare (bashkëshorten dhe vajzën e tij). Viktima kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.