Burri vdiq në QKUK, nuk paraqitet askush për ta marrë kufomën

Një rast jo i zakonshëm ka ndodhur në Prishtinë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Trupi i një burri që kishte vdekur para 8 ditësh, ende ndodhet në QKUK.

Më 9 janar, trupi është dërguar në IML për obduksion, mirëpo, kjo nuk ka të bëj me dyshimet rreth vdekjes së tij.

Policia ka treguar se që nga 9 janari nuk është lajmëruar asnjë person apo familjar i tij në spital.

Detaje të tjera rreth këtij rasti nuk dihen./Gazeta Express/