Caktohet masa e paraburgimit ndaj Skender Tashollit dhe djalit tij të dyshuar për shtytje në vetëvrasje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër Skender dhe Albion Tasholli, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Shtytje në vetëvrasje”, lidhur me rastin tragjik të 37-vjeçarit, Bashkim Salihu.

Sipas njoftimit, gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, për secilin.

“Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurve  S.T dhe A.T,  andaj caktimi i masës së paraburgimit është i domosdoshëm, sepse nëse ë pandehurit  lihen në liri,  mund të ndikojnë  tek  dëshmitarët që të ndryshojnë dëshmitë e tyre dhe në këtë mënyrë, të njëjtit  do të pengojnë rrjedhën e procedurës penale. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë.” – thuhet në njoftim.

Dy anëtarët e familjes Tasholli bashkë me Ekrem Gashin, po dyshohet për përfshirje në këtë rast.