Çfarë befasie, Ballkani mposhtet në Mitrovicë pas epërsisë me tri gola
Çfarë befasie në Supërligën e Kosovës në Futboll. Me rezultat të papritur ka përfunduar takimi në mes Trepçës 89’ dhe Ballkanit.
Trepça 89’ ka arritur që në minutat shtesë, t’i sigurojë tri pikët e fitores, me rezultat 4-3.
Deri në minutën e 64-të ishin mysafirët që avansonin me rezultat 3-0, mirëpo Trepça 89’ mori lojën në dorën duke i shënuar katër gola radhazi brenda 25 minutave.
Golat për Ballkanin i shënoi Gripshi, Krasniqi dhe Mirlind Daku, ndërsa për Trepçën 89’ tri nga Bismarku dhe një e shënoi Nimani.

