Ndeshja Drita-Inter d’Escaldes shtyhet për në ora 19:30

Klubi i futbollit Drita sapo ka njoftuar se ndeshja me Inter d’Escaldes është shtyrë për në orën 19:30.

Arsyeja është vonesa e plotësimit të dokumentacionit për COVID-19 nga organizatori, për dy ekipet.

Kjo ndeshje ishte paraparë të fillonte në ora 18:00./mediafokus.info/