Çfarë është pasaporta e BE-së për vaksinim?
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka thënë këtë javë se Komisioni Evropian do të prezantojë një propozim, më vonë gjatë muajit mars, për të krijuar një pasaportë digjitale të vaksinimit, me qëllim të lehtësimit të udhëtimit brenda bllokut evropian.
Për çka do të krijohet pasaporta e vaksinimit?
Në thelb pasaporta synon të garantojë një udhëtim të sigurt dhe të lirë brenda Bashkimit Evropian, qofshin ato udhëtime biznesore apo për turizëm. Kjo nismë është duke u shtyrë përpara nga vendet jugore, me qëllim të ruajtjes së sezonës së turizmit dhe rimëkëmbjes së ekonomive.
Si zakonisht, gjërat komplikohen në një strukturë hibride, si ajo e Bashkimit Evropian. Për çështjet shëndetësore vendos secili shtet veç e veç, mirëpo Brukseli aktualisht organizon blerjet e përbashkëta të vaksinave, dhe është i angazhuar për të mbikëqyrur lëvizjen e lirë brenda bllokut.
Prandaj Komisioni Evropian do të bëjë një prezantim ligjor më 17 mars për të ashtuquajturën “pasaportë të gjelbër digjitale”, pak para mbajtjes së samitit të krerëve dhe guvernatorëve të BE-së një javë më vonë./rel/

