Lekë Dukagjini ka lindur në Velekincë, princi më i fuqishëm pas Skënderbeut

Në Velekincë, një fshat ky afër Gjilanit, ku gjenden varreza ilire, ka lindur edhe Lekë Dukagjini. Velekinca njihet si Vendi i Lekës, shkruan Mediafokus.info

Lumi Morava që kalon nëpër Velekincë, emri i vërtet i tij është Angros. Emri Morava rrjedh nga vendbanimi i vjetër që është quajtur Muran Vades apo me vonë Vendi i Lekës-Velekinca e sotme – Lek Lava, Zabeli i Lekës.

Përmendet në shkrimet e babait të historisë, Heroditit në shekullin V para erës sonë.

Sipas historianit Tonin Çobani, (gazeta Kosova Sot, datë 31 dhjetor 2010), Lekë Dukagjini ka lindur në Velekincë -Gjilan në vitin 1410.

Ai ishte Princi më i fuqishëm, pas Skënderbeut. Babai i tij Pal Dukagjini, vdiq në vitin 1446.

Me qendër në Lezhë, Principata e Dukagjinëve përfshinte Zadrimën, zonat në veri të Shkodrës dhe shtrihej me një kryeqendër të dytë, me qytetin e Ulpianës dhe zotërimet ishin deri afër Prizrenit.

Velekinca është 2 km larg Gjilanit dhe është më e vjetër se Gjilani.

Në vitin 1974 arkeologët e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë gërmuar në vendin (kodrën) Koka Ilire dhe kanë zbuluar varreza masive me mbishkrime latine. Ato kanë qëndruar dhe janë ruajtur gjerë në vitin 1981.

Pastaj, okupatori serb duke e ditur rëndësinë e tyre, bëjnë zhvarrosjen dhe në atë vend ngritin një fabrikë për përpunimin e mishit dhe konservave për eksport.

Vlen të theksohet se edhe brenda fshatit, në kufi me varrezat e tanishme, ndodhen edhe shumë varreza të vjetra  dhe mbishkrime ilire.

Edhe një e dhënë tjetër duhet të ceket – nga ky fshat, një banor ka marrë pjesë në ngritjen e flamurit në Vlorë.

 Po ashtu, në këtë fshat ka lindur dhe ka jetuar heroi ynë Mulla Idriz Gjilani. /Mediafokus.info