Sot 31 vite u varros ishtari i vrarë i APJ-së, Muhamed R. Biçku

Shkruan: Xhemush Biqku

U lind më 01.11.1971, në Hogosht.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa atë të mesmen në Medresenë ” Alauddin ” në Prishtinë.

Si nxënës në shkollë dallohej në mësim, në sjellje dhe guxim të lartë. Ishte shok i mirë dhe kishte prirje për oratori.

Si nxënës në shkollë të mesme, gjatë muajit të shenjt të ramazanit ishte aktiv në Hogosht në vitin 1990, 1991 dhe disa herë në fshatin Bojk komuna e Ulqinit dhe në Vuthaj.

Në shërbimin ushtarak shkoi më 15.06.1991 në Dugo Sello të Kroacisë, dhe pas 41 ditë shërbimi ushtarak e kthejnë të vrarë, të vdekur në arkivol.

Oficerët e ish – APJ e vranë Muhamed R. Biçkun dhe shpifën se ai humbi jetën aksidentalisht më 29 korrik 1991.

Varrimi i tij u bë në mënyrë madhështore në Hogosht më 01.08.1991 dita e enjte.

Në varrimin e tij morën pjesë dhjetra mija bashkëkombas, të cilët nderuan birin e atdhetarin e devotshëm, që ra viktimë e inspektorëve të sigurimit ushtarak jugosllav ( KOS-it ), që i vrisnin ushtarët shqiptarë pas shpine.

Lutemi gjithmonë te Allahu i madhëruar ta shpërblen me xhennet!

(Autori i shkrimin/përkujtimit është imam i xhamisë në fshatin Hogosht të Kamenicës)