Çfarë i bashkon infeksionin HIV/AIDS me COVID-19, flet mjeku i njohur
Në Ditën Ndërkombëtare kundër SIDA-s, mjeku Arjan Harxhi tha për gazetaren Ilva Tare se ende sot pas kaq shumë vitesh pacientët me HIV/AIDS paragjykohen dhe diskriminohen nga shoqëria, sidomos sa i përket prirjeve të tyre seksuale.
Ai shpjegoi se virusi HIV dhe ai SarsCov2 apo COVID-19 janë të ngjashmë në disa pikëpamje, pasi të dy kanë krijuar një emergjencë mjekësore globale në formë epidemie dhe të dyja kanë lindur për shkak të një pakujdesie në sjelljen njerëzore.

