Çfarë ju bën të dukeni antipatikë tek kolegët e zyrës?

Shumica prej nesh gjatë orëve të punës nuk shqetësohen për gabimet që mund të bëjmë në punë, por në fakt më tepër mbi sjelljet dhe zakonet që kemi ne dhe kolegët e zyrës. Po cilat janë zakonet më të këqija të njerëzve në një ambient pune që shkaktojnë antipati tek kolegët?

Thashethemet

Njerëzit e bëjnë veten të duken shumë keq kur bëjnë thashetheme mbi të tjerët. Mund të flisni për dikë në vija të përgjithshme apo në lidhje me punën, por nëse biseda merr një rrjedhë tjetër dhe përfundoni duke folur mbi jetën personale të tij/saj atëherë do të dukeni si një person negativ.

Thikat mbas shpine

Emri thotë gjithçka. T’i jepni kolegëve thika mbas shpine qëllimisht apo jo, është një burim konflikti në vendin e punës. Një rast i tillë do të ishte shfrytëzimi i tjetrit për zgjidhjen e problemeve tuaja. Kjo bëhet zakonisht për të anashkaluar një konflikt, por më vonë bëhet një konflikt akoma më i madh pasi personi tjetër kupton se çfarë ka ndodhur.

Të thoni se e urreni punën

Gjëja e fundit që dikush do të dëgjojë është dikë duke u ankuar gjithë kohës se sa e urren punën. Kjo gjë ju përkufizon si njeri me energji negative dhe ul moralin e gjithë grupit. Shefat janë gjithmonë në gjëndje alerti mbi gjërat që ulin moralin e grupit dhe mund t’ju gjejnë shumë shpejt një zëvendësues.

Ngrënia e ushqimeve me aromë jo të këndshme

Vetëm nëse punoni mbi një anije, kolegët e punës nuk do e kenë problem nëse e mbushni vendin me një aromë peshku. Rregulli më i mirë është që të merrni në punë një ushqim të vogël e të shpejtë që nuk shpërndan aromë përtej kuzhinës së vogël që mund të keni.

Gënjeshtrat

Gënjeshtrat mund të nisin si të bardha, por ato kanë tendencë të rriten dhe të përhapen derisa zbulohen. Në momentin që kolegët marrin vesh që ju keni gënjyer, nuk ka një mënyrë se si ta ktheni atë mbrapsht.

Ç’mund të bëni?

Jini të hapur

Mos harxhoni 80% të kohës suaj duke u shqetësuar se si shefi mund të mos ju vlerësojë sa duhet. Hiqni dorë nga të qënurit pesimist dhe dhe skeptik. Është e rëndësishme që të qëndroni të hapur, pavarsisht drejtimit të karrierës.

Toni

Mbas mbarimit të universitetit ju ndjeni një nevojë të tingëlloni si profesional dhe të përgatitur, por kalimi i masës është një problem. Njerëzit i kthejnë përgjigje mesazheve apo email-eve tuaj kur ju shkruani në një gjuhë jo shumë të ngarkuar apo jo të tepruar nga ana formale. Jini të thjeshtë, sepse përndryshe kolegët mund t’ju etiketojnë edhe si ‘mendjemëdhenj’.

Lëvizni nga tavolina

Është e lehtë të stresoheni e të frustroheni në punë. Në vend që të qëndroni aty dhe t’i nxirrni stresin kolegut në tavolinën afër tuajës, skeduloni një moment që të ngriheni nga tavolina juaj, për shëmbull mund të shkoni në tualet ose të dilni një minutë në ballkon (nëse e keni një të tillë në punë) për t’u qetësuar dhe të merrni energji të reja duke marrë frymë thellë. Në këtë mënyrë reduktoni mundësitë të krijoni konflikte me kolegët nga stresi momental.