Çfarë pritet të ndodhë sot në Ukrainë?
Sot është dita e 69-të që nga fillimi i agresionit të Rusisë në Ukrainë.
Dhe sikurse edhe gjatë ditëve të mëparshme, atje ka pasur zhvillime të shumta dhe të tilla pritet të ketë edhe gjatë ditës së sotme, gjithashtu.
Në këtë drejtim, siç është paralajmëruar, gjatë ditës kryeministri britanik, Boris Johnson do t’i drejtohet parlamentit të Ukrainës.
Ai pritet të përshkruajë rezistencën e Ukrainës ndaj pushtimit rus si “ora më e mirë” e vendit;
Ai gjithashtu do të japë detaje rreth ndihmës prej 300 milionë funte (rreth 360 milionë euro) në mbështetje shtesë ushtarake nga Mbretëria e Bashkuar, duke përfshirë pajisjet e shikimit të natës dhe pajisjet e luftës elektronike, transmeton telegrafi.

