Myftiu i Komunitetit Mysliman në Ukrainë: E gjithë bota islame duhet të na mbështes kundër Rusisë

Said Ismailov, Myftiu i Komunitetit Mysliman në Ukrainë (Umma), i bëri thirrje botës muslimane që të mbështesë Ukrainën dhe tha se muslimanët e Ukrainës po mbrojnë vendin e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për AA, Ismailov tha se e dinë se një musliman ka humbur jetën deri më tani si pasojë e sulmit rus dhe se bëhet fjalë për një tatar të Krimesë nga rajoni Kherson.

Duke deklaruar se lufta është shumë e vështirë, Ismailov e përshkroi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës si “të pabesë”.

“E gjithë bota islame duhet të mbështesë Ukrainën dhe muslimanët në Ukrainë në çdo mënyrë të mundshme”, tha Ismail, transmeton te sheshi.