Ish-i dërguari i SHBA-ve në Kosovë Christopher Hill në një intervistë në Klan News ka komentuar dënimin me 81 vite burg për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hill theksoi se nuk e beson se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme.
“Hashim Thaçi ishte një personalitet dhe tepër i pjekur për moshën që kishte. Thaçi ishte e kuptoi se Kosova duhet të ishte në një pozitë më të mirë dhe e kam vlerësuar gjithmonë atë. Unë nuk e besoj se ai është përfshirë në krime. Nuk e kam ndjerë nocionin se Thaçi të jetë përfshirë në vepra të paligjshme”, deklaroi Hill./Tv Klan