Çifti që humbi jetën tragjikisht ishte nisur te vajza e tyre

Një çift shqiptar ka humbur jetën sot tragjikisht rrugës për te vajza e tyre, pasi vetura e tyre ka përfunduar në një kanal uji te ‘Kthesa e Qarrit’. Ata janë Ndue dhe Pashkë Preçi, nga fshati Shtyllas.

Burimet të panorama.com kanë thënë se çifti ishte duke shkuar tek vajza e tyre në fshatin Qarr.

Sipas policisë, rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, automjeti tip “Toyota” në të cilin udhëtonin burrë e grua, ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës.

Si pasojë kanë ndërruar jetë bashkëshortët Preçi. Shërbimet e Policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore shkuan në vendngjarje për nxjerrjen e automjetit nga uji. /(foto:arkivi)