Në moshën 81-vjeçare ndahet nga jeta mësuesi Ahmet Ajeti

Sot, në moshën 81 vjeçare u nda nga jeta mësuesi Ahmet Ajet Ajeti. Lajmin e ka bërë publik ish nxënësi i tij Nuhi Nuhiu.

Me dhembje të thellë morëm lajmin se mësuesi ynë Ahmet, më nuk është në mesin tonë fizikisht, por ne nxënësit e tij do ta kujtojmë gjithëherë, ka thënë Nuhiu.

Mësuesi Ahmet ka lindur në Përlepnicë, më 23.04.1939.

Pas shkollimit fillor dhe shkollës normales, Ahmeti punoi mësues në Pasjak të Gjilanit në vitin 1963/64, pastaj në Përlepnicë (1967-2004) derisa doli në pension.

Mësuesi Ahmet, përveç që edukoi gjenerata te shumëta, ai ishte edhe sportist i dalluar.

Ndër lojtarët e parë në futboll të vogël i cili më disa të rij nga Përlepnica, formuan edhe ekipin e futbollit në këtë fshat.

Me lojën dhe rezultatet e arritura, ata e bënë krenare Përlepnicën.

“Familja, miqtë, shokët, nxënësit e mësuesit e Përlepnicës ndjejnë dhembje dhe krenari për këtë pishtar të arsimit, i cili u nda nga jeta”, ka shkruar Nuhi Nuhiu. /mediafokus.info