Çika ime, fati e deshi që engjulli yt Liara të mos jetë pranë teje – dedikimi i gazetarit Zuka për të bijën

Para një viti, në një aksident trafiku në Gjermani humbi jetën 42-vjeçarja nga Kosova, Shkurta Zuka Rahmani.

Shkurti i vitit 2025 ka hapur një plagë të pashërueshme në zemrën e babait të saj, Aziz Zuka nga Pozherani i Vitisë, sepse është muaji që atij ia mori Shkurtën e shtrenjtë.

Në përvjetorin e parë pa të bijën, gazetari Zuka ka bërë këtë dedikim:

Shkurte, na ike e bekuar duke lënë pas një familje të shëndoshë që të donin dhe i doje aq shumë, duke na lënë vepra të rralla për ne që gjithmonë do t’i mbajmë në mendjet dhe zemrat tona. Shpirti yt u prehtë në paqe, e mira Shkurte. Të duam shumë dhe kurrë s`do të harrojmë. Gjithnjë do të jesh në zemrat tona. Liara, ky engjull që ti shumë e deshe, mbeti pa Nënë. Ja që fati e deshi të mos jetë pranë teje. Të duam shumë çika ime, ishalla takohemi në botën e përjetshme ku prehesh ti.